Monday, December 23, 2013

“Midnight Memories”, albumi i ri i One Direction

Grupi britanik, One Direction, ka zbuluar se albumi i radhës do të titullohet “Midnight Memories”.

 Konfirmimin djemt britanikë e bënë në Instagram me një video për publikun.
Klipi e shfaq Harry Styles duke renditur fleta me shkronja të ndryshme derisa u përpilua fjala “Midnight Memories” që është dhe titulli i albumit.
“E kuptuat? Ky është titulli i albumit të ri të One Direction”, shkruan në përshkrimin e videos.
Ky do të jetë albumi i tretë i One Direction

Saturday, October 19, 2013

Pse merremi kaq shumë me thashetheme?


Ato janë kaq të dashura për ne. I bëjmë çdo ditë, në ambiente të ndryshme, në kafene, e sidomos në punë. Po pse natyra njerëzore është kaq e lidhur pas thashethemeve, dhe cila është e keqja e tij më e madhe?

Thashethemet duket se janë bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë. “Psst cilat janë të rejat e fundit?” Të gjithë i kemi bërë ato, kemi dëgjuar me vëmendje ose kemi thënë diçka për të cilën nuk na
takon, kur bëhet fjalë për çështje personale tjetrit. Jemi të etur të dëgjojmë dhe po ashtu të flasim, si një ushqim i përditshëm shpirtëror, ku kafeja e mëngjesit në punë nuk do na jepte efekt nëse nuk do ta merrnim dozën e thashethemeve. Edhe pse mund të kemi ndjerë një brejtje të lehtë të ndërgjegjes, kemi vazhduar gjithsesi.
E vërteta është se 80 përqind e bisedave tona të përditshme janë shumë personale, dhe aty ka më shumë thashetheme se në çdo diskutim tjetër. Një nga arsyet se pse njerëzimi është kaq i dhënë pas thashethemeve është se në vetvete “ai është argëtues në mënyrën më të parezistueshme”- është shprehur Frank McAndrew, profesor i psikologjisë në universitetin Knox. Kur bëjmë thashetheme një pjesë e trurit tonë çliron dopaminë një hormon që të nxit entuziazmin.
Pse bëjmë thashetheme
Pyetja që lind është pse na pëlqejnë thashethemet e mbi të gjitha pse i bëjmë ato? Përgjigja më e shkurtër që vjen është: të zbulojmë sa më shumë për tjetrin. Meqë nuk e dimë se çfarë të tjerët mendojnë për ne, na pëlqen të koleksionojmë informacion herë pas here. Kështu bëjmë “detektivin” amator, pasi duam të jemi në mendjet e të tjerëve të dimë me çdo kusht se çfarë ata mendojnë. “Jemi gjithnjë në kërkim të informacionit, duam të hetojmë për të parë se çfarë misteri fshihet,” shkruan një nga profesorët e universitetit Alfred, në New York. Duke bërë thashetheme ne zbulojmë dhe njohim të tjerët më mirë. Ose njerëzit të paktën mendojnë se kjo është mënyra më e mirë për të njohur tjetrin.
Sigurisht që ka mënyra më të mira për ta bërë këtë por duket se kjo është e pashmangshme për natyrën njerëzore. Të bërit e thashethemeve është në natyrën tonë. “Ne jemi padiskutim trashëgimtarët e një tufe njerëzish që fusin hundët,”- thotë Dr. McAndrew. Ndoshta nuk do të ishte e nevojshme të merreshim me thashetheme për të mbijetuar ashtu sikurse dhe paraardhësit tanë, por na ndihmon se kujt duhet t’i besojmë dhe se kujt jo.
Nga ana tjetër, ne na pëlqen të bëjmë thashetheme për t’i lënë të tjerëve të kuptojmë se cilët jemi ne. Ju pëlqen të flisni për pabesnikërinë e fqinjës suaj në lidhje me bashkëshortin e saj. Duke shprehur mendimin tuaj ju keni dhënë edhe fakte se çfarë karakteri apo morali keni vetë. Kështu ju zbuloni se duke bërë thashetheme personi përballë jush ka të njëjtin mendim me ju ose jo. Duke u marrë me imtësirat dhe detajet e bisedave, ajo që nënvizoni është “Ne jemi më të mirë se ata”. Ju jeni duke riafirmuar dhe ndarë vlerat tuaja. Një mbivlerësim që i bëni vetes në mënyrë publike.
Efektet pozitive
Përveç kësaj, për të çliruar substanca kimike të trurit, të cilat na bëjnë të ndihemi mirë, siç është dopamina, kjo lloj mënyre për të biseduar gjithashtu rrit nivelin e progesteronit, një hormon që prodhon ankth dhe stres sipas studimeve të universitetit të Michigan. Mirëqenia jonë merr një tjetër shtytje nga fakti se thashethemet na mbajnë gjithmonë të lidhur. “Ti qesh, qan,…. mban lidhje me të tjerët,”- sipas Dr. Fisher. “Ju mund ta forconi kështu lidhjen tuaj mes jush dhe personit që po diskutoni”.
Por mbi të gjitha nëse merreni me thashetheme në vendin e punës mund t’ju krijojë edhe lehtësira. Informohesh për kolegun tënd, di të mirat dhe të këqijat e tij, mëson se si të mbrohesh nga shefi apo të dëgjosh historitë e shoqes tënde më të mirë. Në vendin e punës nuk do të thotë domosdoshmërisht të merresh me thashetheme, por është e rëndësishme të dish se kush janë miqtë dhe armiqtë e tu. Kështu mund të mbrohesh dhe të sulmosh në rastin e parë që të jepet. Pra mos qëndroni shumë indiferent duke iu shmangur thashethemet, sepse kështu vetëm të tjerët do të merren me ty ndërsa ti do jesh subjekt i përhershëm diskutimi.
Një studim kryer në vitin 2011 zbuloi në një periudhë 12 mujore se rreth 74 për qind e punonjësve nëpër zyra merren me thashetheme. Çdo ditë ata e nisin ditën e tyre të punës me fjalët e para që kanë dëgjuar duke dashur që të jenë shpërndarësit e lajmit.
E keqja, rrezikon reputacionin
Mos u çudisni: thashethemet mund të lëndojë, sidomos kur është i natyrës malinje, e kur nuk ka asnjë qëllim vetëm për të parë tjetrin poshtë. Jo vetëm që është përjashtues por në mënyrë të veçantë ajo që thua me zë të lartë në publik mund të dëmtojë rëndë reputacionin e çdokujt. Këto tashmë ndodhin edhe në faqe të ndryshme publike si Facebook, Twitter apo YouTube, që kohët e fundit po ndodh në masë të gjerë duke përfshirë mosha dhe persona të ndryshëm.
Duhet të kesh një informacion të bollshëm i cili duhet të mjaftojë për të bërë thashetheme. Dhe kjo ndodh sepse ne jemi bërë vartës të teknologjisë, të përdorimeve të websiteve, duke shpenzuar orë të tëra për të thashethemnuar edhe për miqtë tanë më të ngushtë. Nuk po arrijmë të përdorim anët pozitive të teknologjisë, pasi i vetmi qëllim për të cilin e përdorim është dëshira për të dëgjuar sa më shumë për të tjerët, qoftë negativisht apo dhe pozitivisht gjë që ndodh më rrallë.
Po cila është zgjidhja? 
Të censurosh veten ose të dish ta bësh në rrethana të caktuara. Kur jeni në dyshim për diçka është më mirë të mos shpreheni fare. Mund të thuash diçka më vonë nëse të pëlqen të shprehesh, por nuk mund ta tërheqësh mbrapsht nëse sekretin e kanë marrë vesh të gjithë. Thjesht sepse di diçka vërtet interesante nuk është e thënë që duhet ta shpërndash atë. Mat minuset dhe pluset para se të thuash diçka, është e rëndësishme t’i vendosësh gjërat në peshore para se të bëhesh shpërndarëse e lajmit. Pyet veten nëse kjo që do them do të lëndojë ndonjë apo është thjesht argëtuese? 

Uh, prindërit më bezdisin!


Ah, këta prindërit! Ke përshtypjen sikur vazhdimisht të rrinë mbi kokë, sikur të ishin agjentë të policisë.
Ndoshta edhe ti ke vazhdimisht marrëdhënie "të luftës" me prindërit dhe nuk mund të gjesh gjuhë të përbashkët me ta? Beso a mos beso, as atyre nuk iu pëlqen një situatë e tillë, e nderë. Fundja, kujt i pëlqejnë grindjet, apo jo?

Vëre veten në lëkurën e tyre
Brengosja dhe shqetësimi i tyre për ty është krejtësisht i kuptueshëm, sidomos në ditët e sotme. Por, nëse të përcjellin sa herë që del, apo edhe e porosisin ndokënd ta bëjë një gjë të tillë për ta, nëse hallakasin gjësendet tua, përgjojnë bisedat, ta lexojnë ditarin, ta kontrollojnë celularin dhe kompjuterin, të spiunojnë në "Facebook", pa dijeninë tënde i pyesin shokët dhe shoqet tua për ty, paraqiten papritmas para shkollës dhe, në ndonjë mënyrë tjetër, rrezikojnë privatësinë tënde, atëherë kjo është shenjë se ka ardhur koha për bisedë serioze.

A mund të jetë ‘faji’ te ti?
Para se ta bësh ndonjë gjë të pakontrolluar, mendo njëherë mirë e mirë pse ata sillen në atë mënyrë. Ndoshta për shkak se ti e ke keqpërdorë besimin e tyre, kështu që ata tani nuk të besojnë as kur "ujku me të vërtetë rrezikon të t'i hajë delet"? Përdori aftësitë tuaja diplomatike dhe, pa bërtitur dhe pa dramë, kërko nga ata që të bisedoni rreth asaj që të mundon. Zgjidhe një moment që iu përshtatet dhe atyre.
Prindërit duhet dëgjuar por edhe ata juve
Problemet diskutojini me prindërit. Komunikimi i mirë është një çelës përbërës në hapjen e dyerve për zemrat dhe mendjet tuaja. Në këtë nivel prindërit kanë mundësi të kenë vëmendjen dhe gatishmërinë tuaj për ta marrë në konsideratë dhe shqetësimet që ju kaplojnë.
Prindërit duhet të komunikojnë më mirë me fëmijët e tyre dhe të përdorin metoda verbale dhe të padhunshme disiplinimi. Disa nga teknikat e komunikimit kanë nevojë për ushtrime praktike, sikurse kur flitet ndonjë gjuhë e huaj, që ata të mos kenë vështirësi në rritjen e tyre, që këto ide do t’ju ndihmojnë tash dhe përgjatë të gjitha fazave nëpër të cilat kalon rinia e tyre. /Telegrafi/


T'fundit nga Rubrika

Nicole: Duhet të jem më provokative


Ish-këngëtarja e grupit Pussycat Dolls, Nicole Scherzinger, dëshiron që performancat e saj t’i bëjë më provokative.

Këtë bukuroshja seksi dëshiron ta bëjë pasi që beson se ajo është shumë e mërzitshme me stilin aktual që të garojë me pop yjet moderne.
Gjatë kohës së saj në grupi amerikan, ajo është njohur për vallëzimet seksi, por tani ajo ndjen se nuk mund të ndjekë hapat e Miley Cyrus dhe Rihannas.
“Ekzistojnë disa video shumë provokative andej pari”.
“Ekzistojnë dridhje të trupit në mënyrë lakuriqe. Unë dua që të jem pak më shumë në këtë stil. Pak më skandaloze. Unë tani jam shumë e bezdisshme për publikun”, ka deklaruar Scherzinger. 

Iggy Azalea nuk preferon lidhjen me yje


Reperja amerikane, Iggy Azzalea, është e përkushtuar që të shmangë lidhjet dhe daljet në publik me yjet e mëdha, për shkak se thotë se ato janë vetëm formale.

Ylli i këngës “Change Your Life” thotë se dashuriçkat me yjet e mëdha botërore janë shumë formale.
Mirëpo, ajo refuzon të tregojë se me cilët artistë të famshëm deri tani është takuar.
“Nuk më pëlqen që të shoqërohem me yje, pasi që është gjithçka formale. Menaxheri i atij vjen dhe i thotë menaxherit tim: ‘Klientit tim, i pëlqen klientja juaj” dhe ndjej se gjithçka është sikurse një aranzhim biznesi”.
“Nuk është e stilit tim kjo. Më ka ndodhur disa herë deri tani, por nuk mund të them se me kë”, ka deklaruar Iggy për Daily Mirror

Friday, October 11, 2013

Selena Gomez e veshur me fustan “Versace


Në një ngjarje të organizuar në mbështetje të të drejtave të fëmijëve në Los Angeles, Selena Gomez është parë e veshur me fustan Versace, të cilin e kishte kombinuar me këpucë me taka me maje.

Gomez përveç aftësive dhe talentit në aktrim ka ekspozuar edhe pamjen e saj të jashtme, me një fustan të shtrenjtë, edhe pse ylli i Disney është shumë e ndjeshme kur bëhet fjalë për të hollat.
“Kur vjen deri te shopingu, atëherë më pëlqen të bëj pazar. Unë zakonisht kurrë nuk e tejkaloj shifrën e 20 dollarëve. Unë ndjehem shumë më mirë kur blej diçka prej 20 dollarëve, por që nuk ndryshon shumë nga ajo prej 200 dollarëve. Unë vërtet rallë herë shpenzoj shtrenjtë dhe nëse e bëj këtë, atëherë mendoj mirë para se ta bëj këtë”, theksoi Selena Gomez

Swift pëlqen këngët e Selena Gomez


Selena Gomez ka zbuluar se shoqes së saj, Taylor Swift, i pëlqen albumi i saj i ri dhe është bërë fanse e Gomez që nga momenti kur dy bukuroshet kaluan një mbrëmje duke dëgjuar muzikë të njëra tjetrës.

Selena Gomez, e cila do ta lansojë së shpejti albumin e saj “A Year Without Rain”, ka zbuluar se Swift tashmë ka zgjedhur këngët e preferuara nga albumi i ri.
“Ishte aq argëtuese, unë pashë krijimet e saj dhe ne kënduam këngët e njëra tjetrës. Unë jam aq e eksituar për këngët e saj, sepse janë fantastike. Por, më pas ajo i dëgjoi të miat dhe është aq argëtuese, sepse ajo është aq pasionante dhe shumë dramtike, që është dhe arsye pse jemi mikesha, sepse të dyja jemi dramatike, por tashmë ajo ka zgjedhur këngët e saja të preferuara nga albumi im”, ka thënë Selena.