Genga Ismajli ka vendosur të qëndrojnë larg fushatave parazgjedhore të partive politike, duke ikur nga Kosova për të pushuar diku “jashtë”.
Kjo konfirmohet nga drejtuesit e kompanisë menaxheriale të saj, “Treja”, të cilët kanë zbuluar se ajo aktualisht ndodhet në pushime.
“Genta momentalisht ndodhet në pushim jashtë vendit, ajo gjatë kësaj periudhe ka ndërpre çdo aktivitet muzikor duke përfshirë edhe ato të fushatave politike”.
“Në fakt kemi marrë disa oferta nga disa subjekte politike për ta pasur atë në program, mirëpo i kemi refuzuar me urdhrin e Gentës. Ajo pra gjatë kësaj periudhe është duke i kaluar pushimet jashtë vendit dhe kështu që do të jetë larg aktiviteteve politike në vend”, deklarojnë përfaqësues të kompanisë menaxheriale
No comments:
Post a Comment