Monday, September 30, 2013

Zayn Malik: Ja femra ime ideale

Këngëtari i bendit të njohur të djemve “One Direction”, Zayn Malik, ka thënë se atij i pëlqejnë femrat që jetojnë me stil të vjetër të veshjes dhe të vlerave tjera.
Zayn, i cili është në lidhje me Perrie Edwards, thotë se është me rëndësi që një femër të ketë respekt për vetveten dhe më pas edhe për të dashurin e saj.
“Më pëlqen dikush që është me mentalitet të vjetër dhe që është e ftohtë, që nuk i merr gjërat aq afër zemrës. Mendoj se vlerat e vjetra janë me rëndësi, pasi kështu ajo respekton më shumë veten. Vajza ime e përkryer do të ishte thjesht një vajzë e mirë, dikush që mund të flas me orë të tëra pa ndërprerje”, ka theksuar Zayn Malik. /Telegrafi/

One Direction kurrë nuk do të ndahet





Anëtarët e grupit britanik, One Direction, thonë se kurrë nuk do të fillonin karriera solistike, pasi ata punojnë aq mirë në grup.
One Direction që njihen për hitin “Little Things” janë tejet të lidhur me njëri tjetrin, aq shumë sa që thonë se nuk mund të paramendojnë një ndarje të tyre për të filluar karriera vetanake.
“Unë nuk do ta bëja këtë. Ne jemi të gjithë së bashku tani dhe kjo është e tëra”, ka thënë Niall në një emision televiziv.
Zayn Malik u pajtua me të duke shtuar: “Nuk e vë në dyshim këtë”.
Louis Tomlinson sqaroi më tutje se sa të mira janë marrëdhëniet e tyre: “Ne po kalojmë shumë mirë me njëri-tjetrin. Do të ishte gabim po që se do të ndaheshim”, ka theksuar Tomlinson.
One Direction është grupi më i suksesshëm i kohës me miliona kopje të albumti të tyre debutues tashmë të shitura nëpër botë, ndërsa bashkë me Rita Orën, ata konsiderohen sensacionet me të mëdha të muzikës britanike.
 

Antigona, gati për Miss World



Antigona Sejdiu, bukuroshja e cila do ta përfaqësojë Kosovën në Miss World 2013, ndjehet e gatshme për këtë sfidë.
Kanë mbetur edhe tri ditë deri në mbajtjen e eventit të bukurisë, që do të mbahet në Indonezi dhe bukuroshja është kujdesur në maksimum për të qenë në formën më të mirë.
“Jam e gatshme për të përfaqësuar vendin tim në ‘Miss World 2013’ që do të mbahet këtu në Jakarta. Uroj të kurorëzohem me ndonjë çmim”, ka thënë ajo për “Zëri”.
Në garë për më të bukurën e botës do të konkurrojnë 131 vajz

Martina Hingis rreh burrin



Dikur tenistja më e mirë në botë, Martina Hingis, është e dyshuar për ushtrim të dhunës në familje. Burri i saj, Thibault Hutin, pohon se zvicerania e ka rrahur me ndihmën e nënës dhe partnerit të saj.
Hutin edhe në të kaluarën e ka akuzuar publikisht 32-vjeçaren se e ka tradhtuar me shumë meshkuj, mirëpo më pas ia kishte falur. Kohët e fundit çifti ka jetuar ndaras, ndërsa këtë javë në banesën e tyre ka ndodhur incidenti, të cilin pjesërisht e ka konfirmuar edhe policia zvicerane.
“Të hënën në mbrëmje kemi marrë thirrje për intervenim. Burri ka paraqitur një problem serioz në shtëpi, për çfarë kemi shkuar në vendngjarje për ta zgjidhur situatën”, është shprehur zëdhënësi i policisë në Gjenevë.
Hutin ka thënë se për shkak të parimit për të mos i goditur femrat nuk iu ishte kundërvënë deri në momentin kur partneri i vjehrrës e kishte goditur me aparatin e DVD-së.
“Kur shkuan, e kuptova se ma kishin marrë pasaportën dhe kredit kartelat. Menjëherë pas e thirra policinë”, ka treguar ai për

Emina kthehet "në qiell"


Emina Çunmulaj i ka dhënë fund pushimit të shkurtër për t’iu rikthyer punës së saj të përditshme, që e detyron atë të ndërrojë aeroplanë vazhdimisht.
Rikthimin “në qiell” dhe në punë e ka konfirmuar vetë modelja shqiptare, duke postuar një status për fansat e saj.
“Kështu e paska jeta - më shumë havas se toka ... Back on the air”, ka shkruar ajo në profilin e saj në “Twitter”. 

Katy Perry e mendoi vetëvrasjen


Ylli amerikan, Katy Perry, ka zbuluar se ajo e ka menduar edhe vetëvrasjen pas ndarjes nga ish-bashkëshorti Russell Brand.
Krijuesja e hitit “Roar” e cila ishte ndarë pas 14 muajve martese nga komiku britanik në dhjetor të vitit 2011, ka pranuar se ajo ishte aq në depresion sa që e ka menduar edhe vetëvrasjen.
Këngëtarja tani është në lidhje me John Mayer dhe ajo ka shfrytëzuar rastin që të flasë për të kaluarën e saj në këngën “By The Grace of God”.
“Ajo këngë e tregon më së miri se sa vështirë e kam pasur në një pikë të caktuar. Unë e pyeta veten: A dua të vazhdoj të jetoj? A duhet të vazhdoj të jetoj?”.
“Të gjithë këngët e albumit të ri “Prism” janë të bazuara në jetën time. Unë mund të shkruaj vetëm autobiografikisht. Unë e vë gjithë jetën time në muzikë. Unë i tregoj fansave të mi nëse duan të dinë të vërtetën për gjëra të ndryshme”, ka deklaruar këngëtarja.

Midnight Memories”, albumi i ri i One Direction


Grupi britanik, One Direction, ka zbuluar se albumi i radhës do të titullohet “Midnight Memories”.
 Konfirmimin djemt britanikë e bënë në Instagram me një video për publikun.
Klipi e shfaq Harry Styles duke renditur fleta me shkronja të ndryshme derisa u përpilua fjala “Midnight Memories” që është dhe titulli i albumit.
“E kuptuat? Ky është titulli i albumit të ri të One Direction”, shkruan në përshkrimin e videos.
Ky do të jetë albumi i tretë i One Direction

Fansja 47-vjeçe e One Direction ka 20 tatuazhe me motive të grupit

Britanikja Jayne Bailey, përkundër moshës së saj (47 vjeçe) është një fanse e flaktë e bendit “One Direction”. Fiksimin e saj për muzikantët e rinj e dëshmon përmes 20 tatuazheve të saj me motive të grupit.Bailey, e cila ka një vajzë 13-vjeçare (po ashtu fanse të “One Direction”), deri më tash ka shpenzuar mbi 400 euro në tatuazhe dhe nuk e ka në plan që të ndalet. Të fundit ia ka kushtuar dokumentarit “This Is Us” që u publikua në muajin e kaluar.
“Më pëlqen bendi. Mendoj se janë të shkëlqyer dhe kjo është diçka që unë dhe vajza ime mund ta bëjmë bashkë. Njerëzit më shikojnë me habi, por jam mësuar. Jam mjaft e pjekur për të ditur nëse dua të bëj një tatuazh ose jo. Edhe më herët kam bërë tatuazhe. Do të doja të bëj edhe tatuazhe të tjera, por aktualisht nuk kam para”, ka thënë Jayne.Ajo deri më tash e ka takuar njërin nga anëtarët e bendit anglezo-irlandez dhe ia ka marrë autografin në një kartëmonedhë 10 funtëshe dhe në bluzë. Po ashtu, i ka ndodhur që të bëjë kamping për dy net rresht për të siguruar bileta për pjesëmarrje në një koncert të tyre. /Telegrafi/

Zayn Malik: Ja femra ime ideale


Këngëtari i bendit të njohur të djemve “One Direction”, Zayn Malik, ka thënë se atij i p
ëlqejnë femrat që jetojnë me stil të vjetër të veshjes dhe të vlerave tjera.
Zayn, i cili është në lidhje me Perrie Edwards, thotë se është me rëndësi që një femër të ketë respekt për vetveten dhe më pas edhe për të dashurin e saj.
“Më pëlqen dikush që është me mentalitet të vjetër dhe që është e ftohtë, që nuk i merr gjërat aq afër zemrës. Mendoj se vlerat e vjetra janë me rëndësi, pasi kështu ajo respekton më shumë veten. Vajza ime e përkryer do të ishte thjesht një vajzë e mirë, dikush që mund të flas me orë të tëra pa ndërprerje”, ka theksuar Zayn Malik. /Telegrafi/