Monday, September 30, 2013

Fansja 47-vjeçe e One Direction ka 20 tatuazhe me motive të grupit

Britanikja Jayne Bailey, përkundër moshës së saj (47 vjeçe) është një fanse e flaktë e bendit “One Direction”. Fiksimin e saj për muzikantët e rinj e dëshmon përmes 20 tatuazheve të saj me motive të grupit.Bailey, e cila ka një vajzë 13-vjeçare (po ashtu fanse të “One Direction”), deri më tash ka shpenzuar mbi 400 euro në tatuazhe dhe nuk e ka në plan që të ndalet. Të fundit ia ka kushtuar dokumentarit “This Is Us” që u publikua në muajin e kaluar.
“Më pëlqen bendi. Mendoj se janë të shkëlqyer dhe kjo është diçka që unë dhe vajza ime mund ta bëjmë bashkë. Njerëzit më shikojnë me habi, por jam mësuar. Jam mjaft e pjekur për të ditur nëse dua të bëj një tatuazh ose jo. Edhe më herët kam bërë tatuazhe. Do të doja të bëj edhe tatuazhe të tjera, por aktualisht nuk kam para”, ka thënë Jayne.Ajo deri më tash e ka takuar njërin nga anëtarët e bendit anglezo-irlandez dhe ia ka marrë autografin në një kartëmonedhë 10 funtëshe dhe në bluzë. Po ashtu, i ka ndodhur që të bëjë kamping për dy net rresht për të siguruar bileta për pjesëmarrje në një koncert të tyre. /Telegrafi/

No comments:

Post a Comment