Monday, September 30, 2013

Katy Perry e mendoi vetëvrasjen


Ylli amerikan, Katy Perry, ka zbuluar se ajo e ka menduar edhe vetëvrasjen pas ndarjes nga ish-bashkëshorti Russell Brand.
Krijuesja e hitit “Roar” e cila ishte ndarë pas 14 muajve martese nga komiku britanik në dhjetor të vitit 2011, ka pranuar se ajo ishte aq në depresion sa që e ka menduar edhe vetëvrasjen.
Këngëtarja tani është në lidhje me John Mayer dhe ajo ka shfrytëzuar rastin që të flasë për të kaluarën e saj në këngën “By The Grace of God”.
“Ajo këngë e tregon më së miri se sa vështirë e kam pasur në një pikë të caktuar. Unë e pyeta veten: A dua të vazhdoj të jetoj? A duhet të vazhdoj të jetoj?”.
“Të gjithë këngët e albumit të ri “Prism” janë të bazuara në jetën time. Unë mund të shkruaj vetëm autobiografikisht. Unë e vë gjithë jetën time në muzikë. Unë i tregoj fansave të mi nëse duan të dinë të vërtetën për gjëra të ndryshme”, ka deklaruar këngëtarja.

No comments:

Post a Comment